Në shumicën e kohës, aeroportet nuk janë dhe nuk kanë asgjë mbresëlënëse… Pistat, terminalet, shiritat e bagazhit dhe të gjitha gjërat e zakonshme madje edhe monotone ndonjëherë.
Por siç duket, në disa pjesë të botës, inxhinierët kanë menduar vërtet “ndryshe” për ta bërë një aeroport sa më “special”, dhe mbase ja kanë arritur.
Kështu, disa janë të ndërtuar në tokë “krejt të re”, disa kanë rrugë ose hekurudha që kalojnë përmes pistës, dhe disa janë komplet prej bore.
Pista e Aeroportit të Gjibraltarit kryqëzohet nga rruga kryesore e territorit, “Winston Churchill Avenue”. Sa herë që një aeroplan arrin ose largohet, rruga mbyllet.
Aeroporti Kansai në Japoni është aeroporti i parë në det të hapur në botë që është ndërtuar në një ishull plotësisht artificial. Ishulli është 4 kilometra i gjatë dhe 2,6 kilometra i gjerë dhe mburret me dy pista mbi 3500 metra.
Aeroporti Don Mueang – Bangkok, duket si çdo aeroport tjetër i mesëm në botë derisa njeriu të hedh një vështrim nga afër – mes dy pistave që ndodhen në një kurs golfi. Kursi nuk ka ndarje nga pistat dhe lojtarët nuk lejohen të luajnë sa herë që ulet një aeroplan.
Fusha Ajrore Phoenix – Antarktida. Phoenix Airfield, pista e të cilit është bërë nga bora e ngjeshur, shërben në Stacionin McMurdo në Antarktidë. Meqenëse është bërë nga bora, pista nuk është në dispozicion për t’u përdorur gjatë verës.
Aeroporti Cristiano Ronaldo – Santa Cruz, Madeira, Portugali. Pista e Aeroportit ulet në një platformë, pjesërisht mbi oqean, e mbështetur nga 180 kolona, secila rreth 70 metra e gjatë.
Aeroporti i Macau – Taipa, Kinë. Terminali i aeroportit të Macau-s dhe kulla e kontrollit të trafikut ajror janë të vendosura në ishullin Taipa, ndërsa pista është ndërtuar në një rrip toke të rikuperuar në det.
Aeroporti Saba Juancho E Yrausquin, në ishullin holandez të Saba në Karaibe, ka një nga pistat më të shkurtra në botë, vetëm 400 metra i gjatë. Të rrethuar nga njëra anë nga kodra të larta, me shkëmbinjtë që bien në det në të dy skajet.
Aeroporti Gisborne – Gisborne, Zelanda e Re është një nga aeroportet e pakta në botë që ka një linjë hekurudhore, Linjën Palmerston North-Gisborne, që kalon në pistën kryesore.
Aeroporti Princesha Juliana – Shën Martin, Holandë ka fituar famë në të gjithë botën jo për lehtësitë dhe komoditetin e tij, por për faktin se pak para se të uleshin, aeroplanët e pasagjerëve fluturojnë vetëm disa metra mbi një plazh publik në bregun e Detit Karaibe.
Aeroporti Tenzing-Hillary – Lukla, Nepal është pranuar gjerësisht si aeroporti më i rrezikshëm në botë. Përveç lartësisë së lartë, aeroporti ka një pistë shumë të shkurtër, një mjedis malor dhe është i ndjeshëm ndaj ndryshimeve periodike të dukshmërisë.
/Priza.al/