Gjysëm ton kokainë me vlerë 35 milionë euro është kapur nga autoritetet holandeze me destinacion Irlandën ditën e sotme.
BBC raporton se droga ishte e fshehur në dy konteinerë në portin e Roterdamit të cilët përmbanin rreth dy mijë thasë, e cila do të jetë një nga konfiskimet më të mëdha të kokainës në historinë irlandeze. Detektivët besojnë se kokaina u shndërrua në një substancë të zezë që i ngjan qymyrit duke përdorur një proces kimik kompleks.
Vetëm një bandë kriminale ka burime për të blerë këtë sasi droge dhe ta maskojë atë në mënyrë efektive. Policia holandeze lajmëroi autoritete irlandeze dhe këta të fundit mbërritën në Roterdam për të kryer një ekzaminim paraprak të dërgesës.
1.5 kokainë e kamufluar si qymyr u kap edhe në Spanjë muajin e kaluar. Kontejnerët në anije ishin të ngarkuar me thasë qymyri mbi paleta druri, por pas testeve u zbulua se paletat ishin me kokainë, e cila ishte kompresuar dhe dukej si dru.