5 vjetori i grushtit të shtetit në Turqi, ceremoni pranë memorialit te Liqeni Artificial

Marrëdhëniet dypalëshe shqiptaro-turke janë forcuar akoma më shumë gjatë qeverisjes Rama. Shqipëria, e konsideruar nga Presidenti Erdogan si “një vend mik dhe aleat”, përkujton sot 5 vjetorin e grushtit të shtetit i cili ndodhi në Turqi.

Ambasada turke në vendin tonë organizoi një aktivitet pranë memorialit të vendosur te Liqeni Artificial i Tiranës, ku qytetarë të shumtë vendosën lule, duke kujtuar ata që ranë në krye të detyrës për të mbrojtur vendin nga trazirat.

 Grushti shtetit në Turqi

Më datë 15 korrik 2016, një pjesë rebele e ushtrisë turke e cila i përkiste organizatës terroriste FETO, të cilët ishin kundër qeverisë së kryeministrit Binali Yildrim dhe presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, morën në kontroll zonat kryesore të Ankarasë dhe Stambollit për të tentuar grusht shteti ndaj qeverisë.  Asokohe humbën jetën rreth 265 persona, 104 prej tyre në mesin e ushtarakëve puçistë, ndërsa mbi 1100 të tjerë janë plagosur.

2.893 ushtarakët u arrestuan pas tentativës për grusht shteti në Turqi. Kështu deklaroi kryeministri turk Yildirim, duke saktësuar se mes tyre ka që nga ushtarët e thjeshtë deri tek zyrtarët e rangut të lartë. Duke folur për puçistët ai shtoi: “Nuk do jenë kurrë në gjendje të zhbëjnë vullnetin e popullit, ndërsa do dënohen siç e meritojnë”.

Raportohet gjithashtu se u shkarkuan nga detyra 2745 gjykatës në të gjithë Turqinë, pasi dyshohen për lidhje me Gulen. Sakaq janë lëshuar 188 urdhërarreste për anëtarë të gjykatave në Turqi, dhe janë arrestuar 10 gjyqtarë te gjykatës së Lartë Administrative. Po ashtu raportohet se ka nisur dhe përjashtimi i 3 mijë trupave nga FA.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *