Gjykata e Posaçme la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Vodën, Majlinda Hasanin dhe Florida Beun.
Ndërkohë raportohet se Florida Beu, 30-vjeçarja nga qyteti i Durrësit, që dyshohet se i dha ryshfet zv.ministres Rovena Voda, ka përfunduar e shtruar në spital, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.
Kujtojmë se Beu, ka përdorur të gjitha mënyrat që të niste punë në Ministrinë e Brendshme, edhe pse ajo në Durrës kishte disa biznese të sajat, dhe mund të themi që nuk ishte aspak në kushtet e mbijetesës.
Kujtojmë se Rovena Voda, ish- zv.ministre e Brendshme, ra në gjurmët e SPAK, krejt rastësisht. Nga informacionet brenda akuzës mësohet se SPAK, ka qenë duke hetuar një tjetër dosje, dhe aty është zbuluar edhe marrja e ryshfetit nga ana e zv.ministres.
Sipas burimeve hetimet për çështjen tjetër kanë nisur në vitin 2019 e me pas çështja u veçua sipas hetimeve.
/Priza.al/