Retë vijnë e ikin, por i nxehti Afrikan qëndron në vendin tonë!

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qarkullimi i  masave ajrore të nxehta nga Afrika të cilat po mbajnë temperatura të larta në vendin tonë.

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim në zonën perëndimore . Era do të jetë me drejtim Veri- Perëndim me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat:

Zona malore       20/37°C

Zona e ulët         21/37°C

Zona bregdetare  22/34 °C

Kosova, e enjte, 15 korrik 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në mesditë .Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 18°C  në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 39°C.

E premte, 16 korrik 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira  në zonat malore . Era do të jetë me drejtim Veri- Perëndim me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat:

Zona malore       19/35°C

Zona e ulët         21/36°C

Zona bregdetare  22/33 °C/

/Burimi RTSH/

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *