I dehur, futet në det për të urinuar, kafshohet për vdekje nga peshkaqeni

Një burrë i dehur vdiq si rezultat i sulmit nga një peshkaqen pasi u zhyt në det për të urinuar në një plazh brazilian. Ngjarja ndodhi të shtunën e kaluar.

Marcelo Rocha Santos, 51 vjeç, u kafshua në dorë dhe këmbë nga një grabitqar i egër në plazhin Piedade në Jaboatao dos Guararapes. Pasi qëndroi i palëvizur në plazh i rrethuar nga kalimtarët e shokuar, ai u dërgua në spitalin e Recife ku u shpall i vdekur. Sulmi ndodhi afër një zone të plazhit ku kishte pasur 12 sulme të mëparshme të peshkaqenëve. Një roje shpëtimi ishte në detyrë në atë kohë, por nuk ishte në gjendje të parandalonte sulmin.

Një i njohur i viktimës, Edriano Gomes, u tha gazetarëve se 51-vjeçari kishte pirë me miqtë. Ai hyri në ujë rreth orës 14:00, kur koha ishte bërë me re dhe deti po bëhej i ashpër. “Ai ishte me një mikun tim që ishte me të në det. Papritmas, ai e pa burrin duke luftuar. Kishte shumë gjak në ujë”, tha ai, siç raportohet nga Daily Mail.

Kur peshkaqeni sulmoi, vetëm viktima dhe personi tjetër që shpëtoi i padëmtuar ishin në det. Ademir Sebastiao da Silva u tha gazetarëve se, ashtu si viktima, ai duhej të shkonte “jashtë detit për të shurruar”. Miqtë e Marcelos e nxorën burrin në breg, tani pa ndjenja. Fatkeqësisht, transporti për në spital nuk i shpëtoi jetën.

/Burimi: Fanpage.it/ përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *