Helmimi i ujit ne Deçan/ Kamerat kanë kapur dy spiunë serb, ja si reagon Vuçiç…

Rreth 1.500 persona u helmuan në Deçan, qytetin perëndimor të Kosovës për një arsye ende të panjohur, edhe pse dyshohet se një numër i madh i qytetarëve janë helmuar nga uji. Por tani janë ngritur dyshimet për një helmim të qëllimshëm. Sipas mediave kosovare, kompania e ujësjellësit që furnizon me ujë Deçanin, “Hidrodrini” ka 18 grumbullues uji.

Në njërën prej tyre, ka qenë edhe ekipi i Albanian Post të  martën paradite, në afërsi të fshatit Hulaj në Deçan. Ky grumbullues uji ishte gjysmë i hapur dhe kapaku i betonit mbi të ishte i lëvizshëm dhe i pa siguruar.

Ndërkohë, drejtori i ujësjellësit rajonal Hidrodrini, Agron Tigani dhe ushtruesi i detyrës së menaxherit të ujësjellësit të Deçanit, Petrit Januzaj e mohonin kategorikisht se ato puseta mund të keqpërdoren lehtësisht nga keqbërësit.

Nga ana tjetër, më 27 qershor, Naim Muçaj, pronari i një restoranti, 500 metra në rrugë ajrore larg këtyre pikave të ujit, është vizituar nga dy të rinj serb, të cilët kishin ardhur me një veturë me tabela të Novisadit, të cilët e kishin pyetur për Manastirin e Deçanit.

Për shkak se këta djem i ishin dukur shumë të dyshimtë, Mucaj kishte njoftuar Policinë e Deçanit dhe u kishte përcjellë pamjet e kamerave të sigurisë, për t’i identifikuar këta persona.

Ndërkaq, lidhur mw dyshimet pwr  kwtw cwshtje ka reaguar Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. “Ne kemi një analizë të lëvizjes së automjeteve me targa të Novi Sadit, nuk ishin as 500 metra afër burimit të ujit. Ne po presim të shohim se çfarë do të thonë. Po presim, po dëgjojmë”, tha Vuçiç.

/Burimi: Albanian Post/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *