Plehrat në Durrës bëhen ‘mullar’, qeveria duket se do ta zgjidhi me ca para shtesë nga taksat tona

Prej disa kohësh tashmë Priza.al ka denoncuar situatën e mbeturinave në zonën e Durrësit, një katastrofë mjedisore e cila ka zhytur qytetin në një ndotje të paprecedentë. Prej javësh të dekompozuara nëpër trotuare dhe kazanë, duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve, duket se qeveria ka qene e paaftë deri më tani të gjej një zgjidhje konkrete.

Pamjet kaotike të mbetjeve që po shoqërojnë Durrësin në këtë sezon veror duket se do të zgjasin deri në momentin që Bashkia dhe Ministria e Turizmit të kenë në duar studimin për alternativën më të mirë të zgjidhjes së këtij problem.

Qeveria në mbledhjen e fundit të saj miratoi një vendim ku pranon se do të mbështesë financiarisht bashkitë pjesë e qarkut Durrës sapo të dërgohet pranë saj kërkesa.

Në pikën 1 të këtij vendimi nënvizohet që bashkitë e Qarkut të Durrësit të marrin masa të menjëhershme për gjetjen e zgjidhjeve për menaxhimin/trajtimin e mbetjeve urbane në këtë qark, duke mbajtur në konsideratë legjislacionin në fuqi në fushën e mbetjeve.

“ Pas studimit të tregut dhe gjetjes së zgjidhjeve më të mira financiare për trajtimin e mbetjeve urbane, në përputhje me standardet e menaxhimit të integruar të mbetjeve, nëse efektet financiare të zgjidhjes janë të pamjaftueshme për t’u përballuar nga buxheti i bashkisë përkatëse të Qarkut të Durrësit, bashkia i drejtohet ministrisë përgjegjëse për financat, me qëllim mbulimin e diferencës së efekteve financiare të kërkuara.

Pas dërgimit të kërkesës financiare, autoritetet propozuese të këtij akti i propozojnë Këshillit të Ministrave miratimin e mbështetjes financiare për bashkitë e përfshira në Qarkun e Durrësit, në përputhje me instrumentet e parashikuara në legjislacionin në fuqi.

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, bashkitë e Qarkut të Durrësit, këshilli i qarkut përkatës dhe prefekti i Qarkut Durrës për zbatimin e këtij vendimi” thuhet në vendim.

Alternativat sipas Bashkisë së Durrësit.

Durrësi përpunon mesatarisht 75 mijë ton mbetje në vit.

Më herët Bashkia Durrësit në një reagim për “Monitor” konfirmoi se aktualisht është duke  u kryer një studim për të gjetur alternativën më të mirë sa i takon menaxhimit dhe kjo në kontekstin financiar.

Në zbatim te Vendimit të  Këshillit Kombëtar të Territorit nr.01, datë 13.01.2020 “Për miratimin e Planit Kombëtar Sektorial për Menaxhimin e Mbetjeve të Ngurta” Këshilli i qarkut Durrës na përcjell studimin  “Analizimi i opsioneve për menaxhimin e mbetjeve në Qarkun Durrës” me alternativat për zgjidhje të problematikës së mbetjeve, përcjellë nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUMI) në kuadër të programit “Menaxhim i qëndrueshëm dhe miqësor në sektorin e mbetjeve” financuar nga Banka Gjermane për Zhvillim KFË dhe Konsulenti “p2mberlin & Enviroplan”.

Ky  studim i është paraqitur Komitetit Të menaxhimit të Integruar të Mbetjeve nga AKUMI Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve ku na jepen dhe alternativat për zgjidhjen e situatës. Në këtë studim paraqiteshin 3 alternativa. Në alternativën e parë ku pika është në Durrës si zonë më vete dhe me sistem me tre kosha duhet një investim 50.7 milionë euro për një afat 25 vjet. Tarifa portes në këtë rast është 52.64 euro/ton. Në alternativën e dytë ku mbetjet dërgohen në Tiranë me sistem me dy kosha investimi total është 5.5 milionë euro dhe tarifa portes është 40.57 euro/vit. Në skenarin 3 dërgim në Tiranë por duke trajtuar më parë mbetjet e riciklueshme sistemi 2 kosha  investimi është 7.4 milionë euro dhe tarifa portes 57.1 euro/ton. https://www.monitor.al/menaxhimi-i-mbetjeve-bashkia-e-durresit-ska-zgjidhje-perfundimtare-jemi-ne-faze-studimi/

Aktualisht Bashkia e Durrësit. me anë të ndihmës së pushtetit qendror, kryen realizimin e mbetjeve urbane në landfillin e Sharrës, pa kosto deri në përfundimin e zgjidhjes së kësaj problematike nga pushteti qendror, i cili do të asistojë dhe me mbështetje financiare për aplikimin e këtij studimi.

/Burimi: Monitor.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *