Situatë kritike nga reshjet në Gjermani, humbin jetën 33 persona

Situata e reshjeve në Gjermani vijon të jetë kritike nga reshjet. 33 persona kanë humbur jetën deri tani. Më e rëndë situata ka qenë në disa shtete ku ndërtesat dhe makinat janë marrë para nga vërshimet masive të ujit.

Por përveç Gjermanisë, dy persona kanë humbur jetën gjithashtu në Belgjikën fqinje, ndërsa edhe Holanda është goditur keq. Zyrtarët thanë se përmbytja ishte katastrofike.

Ndërkohë kancelaria Angela Mekel e cila është në SHBA për një takim me presidentin Joe Biden, u shpreh se ajo ishte e shokuar nga kjo ngjarje. Më shumë se 70 njerëz besohet se janë të humbur në distriktin e Ahrëeiler. ndërkohë që janë mbyllur dhe shkollat në pjesën perëndimore të vendit.

Aspak e mirë ndërkohë, larg nga kontinenti i Evropës, duket situata edhe në Amerikë, ku shtete si New York, Havana, Kuba rrezikohen nga stuhia Elsa.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *