Fansat e Kourtney Kardashian dhe Travis Barker mendojnë që u martuan në fshehtësi dhe jo pa shkak

Fansat e Kourtney Kardashain dhe Travis Barker të dyshojnë se ata janë martuar dhe jo pa arsye. Çifti ka udhëtuar drejt Las Vegasit, qytetin që njihet si toka e kazinove dhe dasmave të papritura (në Nevada çiftet nuk duhet të presin për të marrë një licencë për martesën). Kardashian postoi një foto të saj dhe Barker, ku shfaqeshin pafund të dashuruar me njëri-tjetrin, ndërsa shkroi: “Çfarë ndodh në Vegas!”.

Stilisti i Kourtney-t postoi disa foto të tjera të dyshes në korridorin e hotelit, por ky postim iste komplet ndryshe. Ai shkroi:

Tani e kuptoj pse njerëzit martohen në Vegas! Nuk ka asgjë si dashuria dhe koha e mirë”,- dhe duket sikur ky ishte një urim për çiftin.

 

Sipas “BuzzFeed” postimi kishte emoji e unazës së fejesës, por më pas u ndryshua me një zemër të zezë. Gjithashtu Alabama, vajza e stilistit të Kourtney, publikoi një foto në InstaStory me shkrimin:

Shumë e lumtur për ju”, shoqëruar me dy zemra të kuqe.

Të themi të drejtën nuk e dimë se çfarë tjetër të mendojmë për këto urime nëse nuk bëhet fjalë për martesën e të dyve. Megjithatë presim nëse do të ketë ndonjë reagim nga ana e çiftit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *