Katy Perry dhe ish e fejuara e Orlando Bloom, Miranda Kerr kanë një marrëdhënie shumë të shëndetshme. Dy vajzat kanë pozuar krah njëra-tjetrës dhe ngjajnë vërtet si dy shoqe të ngushta.
Ato kanë ndarë një moment nga klasa e Yogës në Instagram, ku përqafohen dhe duket se ndihen mirë nën shoqërinë e njëra-tjetrës.
Menjëherë pas publikimit të videos ‘vërshuan’ komentet pozitive nga fansat e Katy-t, të cilët e vlerësuan shoqërinë e vajzave.
“E dua miqësinë tuaj”, “Të dyja dukeni shumë mirë” – ishin disa nga komentet e fansave në postimin e Perry-t.
Katy, kohë më parë, e cilësoi Mirandën pjesë të familjes dhe se ajo ka ndikuar në regjimin e mirë të të ushqyerit në familjen e saj.
“Miranda është shumë e vetëdijshme për shëndetin. Mendoj se në familjen tonë moderne, ajo është ndoshta më e ndërgjegjshme për shëndetin nga të gjithë ne, edhe pse Orlando është… e pëlqen shumë këtë gjë”, u shpreh Perry.
Madje Miranda theksoi se Orlando ishte i fiksuar pas fitnesit dhe këtë e konfirmoi edhe Katy.
“Dhe ti e ndihmon për ta inkurajuar dhe ai më inkurajon mua. Është shumë për të qeshur, sepse kur vjen Flynn në shtëpinë tonë, gjithmonë na surprizon me njohuritë për kujdesin ndaj lëkurës apo ushqimin. Prej tij filluam të mos konsumonim më vezë në shtëpinë tonë. Kur erdhi në fillim në shtëpi Flynn na tha ‘Nuk më pëlqen fare të ha vezë. Ne nuk hamë vezë në shtëpinë tonë’. Unë ngela dhe mendova ‘nuk do hamë më vezë’”, ka treguar Katy dhe Miranda i kërkoi falje duke qeshur.
/Priza.al/