Një banor i qytezës Mangaldan, të provincës veriore Pangasinan arriti të kapte kobrën e famshme të veriut të Filipineve, por fundi i tij ishte tragjik.
‘Zbutësi’ i gjarpërinjve u brohorit nga spektatorët kur arriti të kapë gjarprin e frikshëm dhe nisi ta tregonte atë për kureshtarët e mbledhur rreth tij. Por teksa jepte shfaqjen e tij, Bernardo Alvarez, e afroi kobrën pranë fytyrës teksa pretendonte se po e puthte në gojë.
Kobra njihet si një nga gjarpërinjtë më helmues në botë, dhe në rastin konkret sulmoi kapësin e saj duke e kafshuar në gjuhë. 62-vjeçari fillimisht ulëriti nga dhimbja e më pas ra i vdekur në tokë.
Mjekët nxituan ta ndihmonin Bernardo por ai nuk reagonte pasi trupi i tij ishte i ngrirë dhe nuk jepte asnjë përgjigje nga efekti i helmit. Motra e Bernardos, Teresa Oca, e cila ishte në skenën e ngjarjes, tha: “Një polic dhe një doktor erdhën për ta ndihmuar sepse nuk kishte puls. Ata nuk arritën të bënin gjë, helmi ishte shumë i fortë. Nuk e di si do ta pranojnë këtë që i ndodhi”.
/Priza.al/