Vrasja e 27-vjeçarit në Mykonos, në pranga 5 shqiptarë; pista ku po hetohet

Pas vrasjes së 27-vjeçarit shqiptar, në ishullin e Mykonos janë arrestuar pesë persona nga policia greke. Ngjarja ndodhi tre ditë më parë, ndërsa të arrestuarit mësohet se janë të gjithë me origjinë shqiptare.

Katër prej tyre u arrestuan në Mykonos, ndërsa i pesti në Portin e Rafinas në tentativë për t’u arratisur. Ata janë të moshave 22, 27 dhe 29 vjeç.

Sipas mediave greke, policia është në kërkim edhe të një personi të gjashtë, që dyshohet si i përfshirë në vrasjen e 27-vjeçarit shqiptar mbrëmjen e 12 Korrikut.

Viktima u dhunua dhe u qëllua me thikë pas sherrit me një grup personash. 27-vjeçari u dërgua i pajetë në spital.

Ngjarja dyshohet që të ketë ndodhur pas konfliktit për çështje borxhi, por kjo pistë nuk është konfirmuar ende. Autoritetet greke janë duke hetuar për të zbardhur tërësisht vrasjen e 27-vjeçarit shqiptar.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *