Të besuarit e Ilir Dajës kishin fituar edhe ndeshjen e parë në Elbasan 5-2, teksa në total ky duel përfundoi 8-4 në favor të Partizanit.

Partizani e nisi keq, pasi arbitri akordoi një penallti të paqenë për vendasit, që e kthejnë në gol.

Megjithatë, Cara barazon në minutën e 15-të. Një gol shumë i bukur nga futbollisti i Partizanit. Moldavët nuk dorëzohen dhe kalojnë sërish në avantazh. Kësaj here goli dhurohet nga kapiteni Alban Hoxha. Portieri nuk e zotëron si duhet topin dhe Sfintul shënon.

Por edhe Partizani shfrytëzon një gabim të mbrojtjes vendase dhe Junior nuk fal për 2-2 në minutën e 42-të.

Në pjesën e dytë Partizani ishte zot i fushës, duke qarkulluar topin. Dhe u shpërblye me golin e Junior. Katër gola në dy ndeshje për brazilianin. Partizani do të ndeshet me Baselin e Zvicrës në turin tjetër.

/Priza.al/