Një 27 vjeçar, është dënuar me 2 vite e gjysmë heqje lirie, pasi u kap brenda një shtëpie të mbushur me 64 bimë kanabisi. Nardi Manaj kishte çelësat e pronës dhe 200 £ dhe kishte vendosur që të mbyllej në shtëpi për t’u kujdesur për bimët.
Prokurori Philip Standfast tha se Manaj, i cili kishte shkuar në Angli me letra greke, ishte i vetmi person i pranishëm në shtëpi kur mbërriti policia. Duke punuar në kryeqytet ai takoi një grup shqiptarësh që i thanë se mund të fitonte “para të shpejta”. Ata i premtuan 1000 paund për të punuar në fermën e kanabisit për një muaj.
Sipas avokatit të tij, Manaj po përpiqej të shlyente një borxh prej 15,000 Euro, pasi kishte për të paguar operacionit e të atit.
“Ju morët një vendim të ndërgjegjshëm për të hyrë në botën e veprimtarisë kriminale për të fituar para. Ju jetuat në rehati me ushqim të mirë dhe akomodim të mirë. Ishe i lirë të vije e të shkosh si të doje. Keni pasur 200 £ para në dorë kur u arrestuat,”-tha gjyqtari Jonathan Rose.
/Burimi: Thetelegraphandargus.co.uk/ Përshtati në shqip: Priza.al/