Përmbytjet që kanë përfshirë Gjermaninë gjatë dy ditëve të fundit deri më tani kanë shkaktuar 80 viktima dhe mbi 1300 të tjerë janë shpallur të zhdukur. Më e goditura është Gjermania perëndimore ku të paktën 80 persona humbën jetën, të shpërndarë në shtetin e saj më të populluar të Nordrhein-Westfalen ku deri më tani janë shënuar 30 viktima, ndërsa Rhineland-Palatinate fqinje 50 persona kanë humbur jetën.
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka premtuar mbështetje të plotë për personat e prekur nga përmbytjet, më të këqija që ka parë vendi në dekada. Duke folur gjatë një takimi me Presidentin e SHBA, Joe Biden në Uashington DC, Merkel shprehu “ngushëllimet e saj më të thella” për të gjithë në të gjithë rajonin që kishin humbur të dashurit e tyre pas.
Megjithatë, Merkel paralajmëroi përkeqësim të situatës, ndërsa tha: “Kam frikë se do të shohim shtrirjen e plotë të kësaj tragjedie vetëm në ditët në vijim”.
Mediat vendase bëjnë me dije se si pasojë e pranisë së madhe të ujit janë shembur shtëpi dhe fasada të ndryshme, duke marrë përpara gjithçka del para. Gjithashtu pasoja katastrofale nga përmbytjet ka patur edhe në vendet e Beneluksit, ku 11 persona kanë humbur jetën në Belgjikë si pasojë e motit ekstrem, ndërsa në Luksemburg dhe Holandë janë shkaktuar dëme të shumta materiale. Moti i keq me reshje të dendura shiu bëri që të dilnin nga shtrati lumenjtë në Evropën Perëndimore, duke shkatërruar rajonin.
Situata nuk duket se do të përmirësohet së shpejti, pasi sinoptikanët kanë parashikuar reshje të dendura shiu në Gjermani edhe gjatë kësaj të premte. Sipas ekspertëve, shkak i këtij moti ekstre është ndryshimi i klimës, që pritet të rrisë frekuencën e ngjarjeve ekstreme të motit. Kjo është tragjedia e krahasueshme më atë të vitit 2002 kur 21 persona vdiqën në Gjermani dhe la më shumë se më shumë se 100 të vrarë në të gjithë Evropën.
/Burimi: The Build/ përshtati në shqip Priza.al/