Ai e nisi fushatën e tij për zgjedhjet e 25 prillit me sloganin “Mos ikni në Gjermani”, por edhe pse nuk fitoi për të ardhur në pushtet, sërish opozita e drejtuar prej tij, ka si synim mbajtjen e të rinjve shqiptar në Shqipëri.
Mund të duket kjo si një “profeci” apo jo, ironia e fatit është se sot kreu i opozitës Lulëzim Basha, i ka drejtuar një mesazh prekës dhe ngushëllues pikërisht popullit gjerman pas përmbytjeve të dy ditëve të fundit.
Kujtojmë se Gjermania është vendi ku shumë shqiptar janë duke emigruar dhe shumë të tjerë kanë ngritur ëndrrën e jetës së tyre.
Ndër të tjera, Kryedemokrati theksoi se, mendimet dhe lutjet tona janë me familjet dhe të gjitha komunitetet e prekura nga kjo katastrofë natyrore.
“Solidaritet me viktimat dhe të dashurit e tyre të goditur nga përmbytjet dramatike në Gjermani, Holandë, Belgjikë dhe Luksemburg. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet dhe të gjithë komunitetet e prekura nga kjo katastrofë natyrore.
Partia Demokratike dhe populli i Shqipërisë qëndron në solidaritet të plotë me dhe në mbështetje për njerëzit dhe autoritetet ndërsa ata punojnë për të shpëtuar jetët dhe për t’u rikuperuar nga këto ngjarje tragjike”,- deklaron Basha.
/Priza.al/