‘Duam dasma dhe ahengje…!’/ Pronarët e restoranteve protestojnë kundër Komitetit të Ekspertëve: S’e sjell nusja dhe dhëndri COVID-in  

U ka ardhur në majë të hundës pasi bashkë me mungesën e punës dhe rrezikimin e falimentit, po rrezikojnë edhe prishjen dhe konfliktet me klientët që kanë prenotuar.

Pronarët e restoranteve, kryesisht ata të zonës së Kamzës, janë hedhur sot në protestë pasi kundërshtojnë orën policore dhe masat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa pohojnë se po falimentojnë.

Ata akuzojnë qeverinë se po diferencon bizneset, pasi në zonën e Kamzës nuk po lejohen që të bëhen ceremonitë martesore. Ata pohuan njëzëri se ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë dhe jo të jenë të diferencuar sipas zonave.

“Policia e Shtetit ka detyra të tjera, jo të marrë shkopin dhe të vijë aty në biznesin tim. kam paguar taksa, kam harxhuar para. S’ka lidhje covid-i kështu. Po edhe kështu, ‘mbylle ti’, ‘hape ti’, ‘ai bën’, ‘t’i s’bën’.

Ne duam një ligj. Pse të më shoh polici mua me dyshim, kur unë i paguaj taksat.”, tha një prej protestuesve. Ndërkohë një tjetër pohoi se nuk janë nusja dhe dhëndri ata që transmetojnë covid-in.

“Ne duam një zgjedhje konkrete. Njerëzit kanë2 shpërndarë ftesat për dasma. Ata kanë shpërndarë ftesat, si do të bëjmë tani? Ne duam një zgjidhje konkrete. Do kemi probleme me dasmorët që kanë zënë dasmat.

O bëhen, o s’bëhen. Po u bënë për një, të bëhen për të gjithë. Policia merr urdhër dhe vjen. Nuk lejon grumbullimet. Ndërkohë që restorantet tani janë plot apo kafet. Nuk japin nusja dhe dhëndri covid-in, vaksinën shumica e ka bërë”,- pohoi ai.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *