Video/ Me këmishë firmato, poshtë mantelit por…/ Vëllezërit vlonjat vënë pas murit gjyqtarin se u kishte shitur pronën

Janë bërë publike pamjet e sulmit fizik ndaj gjyqtarit Arqile Basho në Vlorë. Priza.al siguruar pamjet e momentit kur vëllezërit Myslimi ndjekin nga pas gjyqtarin nw korridorin e gjykatës, e pwprlasin mbas murit dhe e kapin prej fyti. “Sa lekë ke marrë, qen bir qeni”, dëgjohet të thonë vëllezërit në video.

Tre vëllezërit Myslym Myslimi 60 vjeç, Fatosh Myslimi 62 vjeç dhe Elmaz Myslimi 64 vjeç kanë hedhur akuza në drejtim të këtij gjykatësi se po i grabit pronën. Pasi ai ka dhënë vendimin, i kanë shkuar nga pas në ambientet e gjykatës, e kanë tërhequr nga uniforma ku i kanë kërkuar shpjegime mbi vendimin, të cilin e kanë konsideruar të padrejtë.

Sipas vëllezërve, tashmë të arrestuar nga Policia, ky gjyqtar prej 8 vitesh jep vendimin kundër tyre për pronësinë e një shtëpie. Bëhet fjalë për një shtëpi, që është marrë nga një firmë ndërtimi për t’u bërë pallat. Firma i ka shitur apartamentin 2 pronarëve njëherësh dhe sipas vëllezërve Myslimi ky gjyqtar po favorizon pronarin e dytë.

Mbi tre vëllezërit e arrestuar rëndon akuza për veprën penale “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”, kryer në bashkëpunim, edhe pse ato e kanë mohuar duke thënë se thjeshtë e kanë ndalur për t’i kërkuar shpjegime mbi motivet e vendimi

Njoftimi i policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”, kryer në bashkëpunim, shtetasit M. M., 60 vjeç, F. M., 62 vjeç dhe E. M., 64 vjeç (vëllezër), të tre banues në Vlorë, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, në ambientet e brendshme të Gjykatës, kanë kundërshtuar me dhunë, shtetasin A. B., 63 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë“, njofton Policia.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *