Në kërkim të një ylli tjetër, zbulohet objektivi i radhës i Carlo Ancelottit

Sulmuesi francez Kylian Mbappe ka qenë dhe mbetet prioriteti kryesor për madrilenët, pavarësisht kostos së lartë.

Nëse transferimi i Mbappe dështon sërish këtë verë, drejtuesit e Real Madrid kanë gati një plan ‘B’. Sipas mediave spanjolle, Carlo Ancelotti i ka sugjeruar presidentit Perez emrin e Mohammed Salah.

Presidenti i Real Madrid ka shprehur dëshirën për ta pasur në skuadër egjiptianin. Salah nuk e ka më atë lidhje të pathyeshme me Liverpool dhe me vetë trajnerin Jurgen Klopp, ndërkohë që mbylli një sezon jo pozitiv.

Por në këtë rast nuk bëhet fjalë për një transferim të lehtë, pasi t’i rrëmbesh Liverpool sulmuesin egjiptian kërkon një sforco të madhe ekonomike, por Ancelotti kërkon një blerje të madhe për të rikthyer Real Madridin në nivele të larta në Champions League.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *