‘Nuk na lejonin ta shikonim kur vinte’, ish-punonjësit tregojnë kushtet ç’njerëzore në fabrikën e Kylie-t

Stafi në një fabrikë të produkteve kozmetike të Kylie Jenner u ndjenë ‘të degraduar’ gjatë vizitës së Kylie-t, pasi mbikëqyrësit nuk i lejuan të shikonin yllin.

23-vjeçarja nxori në treg produktet ‘KYLIE Lip Kits’ para gjashtë vitesh, para se të merrte emrin ‘Kylie Cosmetics’ një vit më vonë, shkruan DailyMail.

Kylie së bashku me nënën e saj, Kris Jenner e vizitojnë herë pas here fabrikën për të kontrolluar prodhimin e produkteve të saj.

32-vjeçarja Irene i tha The Sun:  “Përpara se të vinin ato, mbikëqyrësit tanë do të na thoshin: ‘Ju nuk lejoheni të flisni me ta, supozohet të vazhdoni të punoni, ju nuk keni të drejtë të bëni asnjë fotografi ose t’iu bëni ndonjë pyetje atyre’”.

Ish-punonjësja pohoi se Kylie nuk donte të fliste kurrë me stafin, por vetëm vëzhgonte.

Një tjetër ish-punonjëse e ‘Spatz Laboratories’, Martha Molasco, që punoi atje nga viti 2015 deri në vitin 2017 tha gjithashtu se kishte rregulla për stafin kur multimiliarderja vizitonte fabrikën.

“Mbikëqyrësit do të thoshin: ‘Mos flisni me to, madje as mos i shikoni ato’”, tha 31-vjeçarja.

‘Kylie Cosmetics’ nuk e përdor më fabrikën ‘Spatz Laboratories’ për prodhimin e produkteve të saj dhe nuk dihet nëse ato ishin në dijeni për udhëzimet e stafit.

Irene tha se ndjehej e ‘degraduar’ gjatë kohës së saj në kompani dhe tha se stafi ishin të detyruar t’i plotësonin kuotat e prodhimit deri në 1,200 produkteve çdo ditë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *