Zbulimi i varreve mesjetare në Përmet, arkeologu: Të hënën nis gërmimi masiv

Ditën e hënë do të nisë gërmimi masiv në qytetin e Përmetit, aty ku u zbuluan varre ditën e djeshme, të cilat si fillim u dyshuan se i përkisnin viktimave të komunizmit. Deri më tani janë zbuluar rreth 12 varre, dhe mes tyre ka edhe eshtra fëmijësh, por dyshohet që numri i varreve të jetë shumë herë më i lartë. Arkeologu Maringlen Meshini thotë se specialistët e trashëgimisë do të nisin gërmimin masiv të zonës.

Kuptohet që brenda saj do të kemi disa faza, por gërmimi arkeologjik për të cilën Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore është i ngarkuar ta kryejë këtë në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale. Le të themi që jemi duke pritur rezultatet. Aktualisht në sipërfaqe dallojmë 10 varr, por jemi të sigurt se do të zbulohen të tjera”, tha më tej arkeologu.

Meshini nga rrënojat hodhi poshtë pretendimet e Shoqatës se Përndjekurve Politik dhe tha edhe njëherë se i përkasin Mesjetës.

Si specialist kemi vlerësuar gjithë situatën dhe kemi arritur në përfundimin se kemi të bëjmë me një  varrezë të periudhës mesjetare. Kuptohet që informacionet më parë kanë qenë thuajse të munguara dhe qoftë tipologjia e varreve të gjetura, por edhe shpërndarja e tyre na tregon që kemi të bëjmë me një varrezë interesante të periudhës mesjetare”, tha ai.

Situata po monitorohet edhe nga Prokuroria e Përmetit, e cila është në pritje të ekspertizës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *