E harroi Aleksian? Romeo kapet mat në krahët e një femre tjetër rrugëve të Barcelonës

Vëllezërit Romeo dhe Donald Veshaj udhëtuan drejt Barcelonës për të kaluar pushimet e tyre në plazhet e bukura të Spanjës. Teksa të gjithë po aludonin se Romeo ishte me Aleksia Peleshin, në rrjete sociale po qarkullon një video ku aktori i humorit shikohet krah një tjetre femre në momente intime.

Romeo shikohet duke u puthur dhe përqafuar me një vajzë bjonde.Disa hodhën hipoteza se ai ishte Donaldi, por mungesa e tatuazheve në këmbë e nxorrën zbuluar Romeon.

Brenda pak orësh u zbuluar identiteti i vajzës në fjalë, e cila quhet Eriketa dhe jeton në Barcelonë. Ajo ndjek aktorin në instagram dhe mesa duket mes tyre paska lindur një romancë.

Syrit të publikut nuk i shpëtoi as reagimi i Aleksias, e cila vendosi të çaktivizonte llogarinë e saj në Instagram. Akoma nuk dihet se ç’ka ndodhur mes tyre, por jemi vesh e sy për të zbuluar më tepër.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *