Një shtetase ende e paidentifikuar ka rënë aksidentalisht nga lartësia e banesës. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 09:25, në rrugën “Mine Peza”, ku një femër ka rënë nga lartësia e banesës së saj. Ajo aktualisht ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.
Tiranë/Informacione paraprake
Më datë 16.03.2021, rreth orës 09:25, në rrugën “Mine Peza”, një shtetase ende e paidentifkuar, aksidentalisht ka rënë nga lartësia e banesës ku jeton, e cila u dërgua menjeherë në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.