‘Zhvillimi i popujve tanë dhe integrimi në BE’, Basha zbulon detajet nga takimi me Abazoviç

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur për mediat pas takimit me zv.kryeministrin shqiptar të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë. Jashtë selisë blu, Basha vlerësoi zv.kryeministrin Abazoviç, duke e cilësuar atë një etalon të guximit. Ai tha se folën për integrimin në BE si dhe zhvillimin e popujve, por jo vetëm. Basha theksoi se i uroi Abazoviçit sukses në punën e tij.

“Kam një kënaqësi unike, kënaqësinë e mikpritjes së zv.kryeministrit shqiptar të Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Karriera politike e tij është ndërtuar mbi përvojën e gjatë të një aktivisti, të një studiuesi dhe përpiluesi të tezave politike për Ballkanin, Evropën dhe globalizmin dhe është faktuar në luftën e pabarabartë midis forcave për liri dhe rrezikut të autokracisë.

Është një kënaqësi e veçantë, sepse interesi i PD dhe i imi personal për fqinjin tonë verior e në veçanti për bashkëkombasit tonë në Malin e Zi ka qenë dhe mbetet permanent, dhe gjatë bisedës së sotme konstatova se përkushtimi i Abazoviç bën diferencën e dëshiruar prej dekadash nga shqiptarët aty, por edhe nga PD qoftë në qeverisje apo në opozitë. Temat tona të diskutimit kanë variuar nga demokracia te politikat reale, zhvillimi i popujve tanë dhe integrimi në BE i dy vendeve tona. Abazoviç është një etalon i guximit”, tha Basha.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *