“Enver Hoxha dhe komunizmi kishin anë pozitive”/ Ralf Gjoni shpërthen ndaj Luljeta Bozos

Më herët, inxhinierja Luljeta Bozo, njëherësh kryesuesja e listës së PS në Tiranë, ka thënë në emisionin “Dekalog”, se dikur kishte më shumë të mira sesa efekte negative në vend. E pyetur për kohën e komunizmit e të Enver Hoxhës, ajo u shpreh me bindje se periudha e regjimit 45-vjeçar kishte më shumë të mira.

Pyetje: Çfarë dëmesh i ka shkaktuar Enver Hoxha dhe figura e tij kombit shqiptar?

Luljeta Bozo: Po t’i vësh në balancë, ka më shumë anë pozitive sesa negative.

Marrë shkas nga ky qëndrim, deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni, i ka konsideruar si të turpshme. Gjatë seancës plenare, Gjoni tha se glorifikimi i komunizmit është i papranueshëm.

“Mirë është që ta kalojmë një ligj për përmirësimin e Gardës së Republikës. Por mua më shqetëson një gardë tjetër në këtë Republikë, garda e bijave dhe bijve të ish regjimit komunist që vazhdon të bëjë ligjin në këtë vend.

Ka penetruar në çdo fushë të vendimmarrjes në vend. Në krye të listës së Tiranës gjendet emri i një gruaje, Luljeta Bozos, e cila pa pikë turpi glorifikon sistemin komunist, ku i madh dhe i vogël i di shumë mirë krimet e asaj kohe.

Ka të paktën 2 rezoluta në këtë Kuvend, që dënojnë krimet e komunizmit. Të mos i harrojmë ato krime. Me ç’të drejtë kjo zonjë mund të thotë që ‘ajo kohë ka më shumë të mira, po t’i vesh në peshore’. Ne sollëm një ligj për lustracionin viten e kaluar, dhe ju pa pikë turpi nuk e kaluat”, tha Gjoni.

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *