Përplasen dy makina në Berat, ‘Benz-i’ përfundon në kanal

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Berat-Dimal. Dy automjete, të cilat ishin duke udhëtuar në drejtime të kundërta janë përplasur në fshatin Moravë.

Paraprakisht bëhet me dije se një automjet tip Benz ka tentuar të marrë kthesën për të hyrë në banesën e tij, por është goditur nga pas nga një Land Rover. Si pasojë ka përfunduar duke rënë në kanal.

Fatmirësisht nga përplasja nuk ka persona të plagosur por vetëm dëme materiale, ndërsa Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkakun e aksidentit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *