Mblidhet sot Kuvendi Kombëtar i PD-së/ Pritet që të votohen propozimet e Bashës për statutin dhe anëtarët e Këshillit

Partia Demokratike do të mbledhë sot Kuvendin Kombëtar pas zgjedhjeve për kryetarin e ri, ku Lulzim Basha mori mandatin e tretë.

Në këtë mbledhje është përcaktuar dhe rendi i ditës. Fillimisht do të informohet për masakrën zgjedhore të 25 Prillit siç e quan edhe PD-ja dhe më pas do të përcaktohen linjat kryesore të strategjisë politike të PD.

Në pikën e dytë do të vlerësohet mundësia për ndryshime në statutin e Partisë Demokratike, që përfshin propozimet e kreut të PD, Lulzim Basha. Në pikën e tretë vijon zgjedhja e Këshillit Kombëtar të PD, që momentalisht drejtohet nga Bujar Nishani. Në këtë përzgjedhje janë 300 emra që do të votohn. Do të zgjidhet gjithashtu edhe kryesia e re.

 

Mesazhi drejtuar anëtarësisë
I nderuar anetar i Kuvendit Kombetar te PD,
Ju njoftojme se mbledhja e Kuvendit do te zhvillohet diten e shtune, date 17.07.2021, ora 10:30, ne ambientet e Pallatit te Kongreseve ne Tirane.
Ju lutemi te jeni prezent dhe me vete te keni karten tuaj te identitetit.
Sekretariati Organizativ i Partise.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *