U kap me 7 emigrantë të paligjshëm në Berat, vihet në pranga 36-vjeçari

BERAT- Në Çorovodë të Beratit u arrestua një 36-vjeçar ditën e sotme, pasi u kap nga forcat e policisë duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm me mjetin luksoz tip ‘Porche’.

Bëhet me dije se i arrestuari i identifikuar si Devis Xhaholli, banues në Tiranë, po bënte transportin e emigrantëve kundrejt parave. E kaluara e tij vërteton se Xhaholli ka qenë i dënuar edhe më herët.

Njoftimi i Policisë:

U kap duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, goditën një rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit D.Xh., 36 vjeç, (i dënuar më parë), banues në Tiranë

Shërbimet e policisë kanë kapur në fshatin Orizaj, Çorovodë, shtetasin D. Xh., duke transportuar me mjetin tip “Porche”, kundrejt pagesës, 7 emigrantë të paligjshëm, nga vendet e treta. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

/Priza.al/

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *