Çfarë është paraliza e gjumit dhe si shkaktohet

Paraliza e gjumit është një fenomen që ndodh në momentin kur ju zë gjumi ose kur sapo zgjoheni.

Kur kjo gjë ndodh ju jeni të ndërgjegjshëm sepse truri juaj është zgjuar, por trupi jo, muskujt s’kanë marrë ende komandë nga truri që të lëvizin.

E gjitha ka të bëjë me tri ose katër fazat e gjumit.

Ju mund të ëndërroni në çdo fazë të gjumit, por ëndrrat e fazës REM duket sikur janë ngjarje të vërteta që po përjetohen në kohë reale.

Kjo sepse truri është jashtëzakonisht aktiv gjatë gjumit REM, por trupi është krejtësisht i paralizuar.

Në momentin që truri zgjohet, trupi kërkon disa sekonda deri në 15 minuta që të marrë komandë nga truri që të lëvizë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *