Pylli me pisha i fshatit Gjorgoz në bashkinë Patos është përfshirë nga një vatër e madhe zjarri pasditen e sotme.
Shkaku i rënies së zjarrit nuk është bërë ende i ditur. Zona është e rrethuar edhe me të mbjella nga fermerët, ku rrezikohet të përfshihen nga flakët edhe ullinjtë që janë në afërsi të vatrës.
Era ka bërë që zjarri të përhapet me shpejtësi dhe infrastruktura e vështirë e bën të pamundur depërtimin e zjarrëfikësve në vendin e ngjarjes.
/Priza.al/