Një shqiptar është vrarë në Itali. Ngjarja ka ndodhur në mes të rrugës, pas debatit që kishin mes tyre viktima dhe agresori.
Sipas mediave, shqiptari, 57-vjeçar ka ndërruar jetë në spital, pasi nuk mundi t’i bënte ballë plagëve të marra. Mësohet, se fillimisht shqiptari dhe autori kanë debatuar disa çaste. Më pas 57-vjeçari është larguar me shpejtësi, ndërsa italiani e ka ndjekur pas dhe e ka vrarë pranë një nënkalimi të qytetit të Novarës.
Ishin këmbësorët ata që e panë shqiptarin në rrugë dhe njoftuan ambulancën menjëherë.
Autori u tha policëve se ai e vrau shqiptarin për t’u vetëmbrojtur, por versioni i tij mbetet për t’u verifikuar pasi tani ai ndodhet në paraburgim.
/Priza.al/