Greqia nuk zë rehat. Mbas zjarreve të shumta dhe në pritje të stuhisë së fuqishme, këtë të dielë në mëngjes është tronditur nga një tërmet me magnitudë 4 të shkallës Rihter, i cili goditi Kretën. Epiqendra u raportua 20 kilometra në juglindje të qytetit të Heraklios.
Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinë thellësia e dridhjeve, që u regjistruan në orën 07:56 të mëngjesit, vlerësohet 17.1 kilometra. Sipas Institutit Sizmologjik të Athinës tërmeti u ndje pothuajse në të gjithë Kretën.
Kjo dridhje e veçantë u pasua nga një forcë tjetër prej 2.9 Rihter në 8:40 në 23 km në juglindje të Heraklion me një thellësi fokale prej 13.3 km.
/Priza.al/