Sopranoja e famshme shqiptare, Ermonela Jaho është një prej idhujve të ambasadores amerikane në vendin tonë Yuri Kim. Ka qenë vetë diplomatja që e ka treguar këtë detaj në një postim në rrjetet sociale teksa rrëfeu edhe detaje nga një takim që zhvilloi me artistern e njohur. “Sot takova një nga idhujt e mi; yllin e mirënjohur të operës, Ermonela Jahon. Kemi punuar më herët bashkë në fushatën e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, por kjo ishte hera e parë që takoheshim personalisht. Ne folëm për aftësinë unike të muzikës për të lidhur njerëzit me njeri-tjetrin, për këmbënguljen dhe mbi të gjitha për fuqinë e shpresës dhe dashurisë. Faleminderit, Ermonela, që ishe një dritë kaq verbuese, e bukur. Mezi pres të të shoh në skenë”, shkruan Kim në postimin e saj.
Foton e takimit e ka publikuar në Facebook edhe artistja e madhe Ermonela Jaho. Ajo shpreh mirënjohjen ndaj ambasadores dhe e falënderon për energjinë dhe besimin e patundur që ka për të ardhmen e Shqipërisë. “Flm e dashur ambasadore për energjinë pozitive, pasionin e sinqertë dhe besimin e patundur ne te ardhmen e Shqipërisë… Disa shpirtra e kuptojnë menjëherë njeri tjetrin kur takohen…” shkruan ajo në postimin e saj.
/Priza.al/