Ronaldinho vijon të jetë ende një nga figurat më të adhuruar nga fansat e futbollit. Ish-futbollisti prej kohësh është tërhequr nga futbolli aktiv, megjithatë “magjitë” që ka bërë braziliani në fushën e lojës mbeten në memorien e shumë tifozëve.
I mësuar të vërë firmën e tij në fanellat e futbollit, Ronaldinho duhej të përballej me kërkesën e një vajze që të firmoste te pjesa e gjoksit, teksa 41-vjeçari nuk ka nguruar, teksa serioz dhe i qetë firmosi pa hezitim. Videoja u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale, duke u bërë menjëherë virale.