Sherri për pronën ka dërguar në spital njërin prej tyre. Një 32-vjeçar me inicialet V.L ka marrë mjetin prerës (thikë) dhe ka goditur vëllain e tij me incialet D.I. Shkak për këtë sherr është bërë prona që dy vëllezërit kanë së bashku.
Personi i plagosur ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që 32-vjeçari është arrestuar nga policia. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. I., 32 vjeç, pasi për motive pronësie ka goditur me një mjet prerës vëllain e tij shtetasin D. I., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.