Duke filluar nga dita e sotme, çdo qytetar mbi 18-vjeç që ka dëshirë të vaksinohet kundër koronavirusit, mund të bëjë këtë në çdo qendër shëndetësore në vend. Kjo e hënë shënon nisjen e javës së vaksinimit të hapur, vendim që u mor nga Ministria e Shëndetësisë pas mbërritjes së340,000 dozavetë vaksinës coronavac, sasia më e madhe e mbërritur në vend njëherësh.
Një ditë më parë, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, i bëri thirrje të gjithë qytetarëve mbi 18 vjeç që të vaksinohet përgjatë këtyre ditëve. ”Në Bicaj të Kukësit, ku ekipet tona shëndetësore po vaksinojnë derë më derë, për të mbrojtur sa më shumë qytetarë nga virusi i rrezikshëm COVID-19. Nga nesër, nis java e vaksinimit të hapur për çdo qytetar +18 vjeç, për t’u vaksinuar pa kufizim, në çdo qendër shëndetësore dhe qendër vaksinimi kudo në vend’, tha Manastirliu dje.
Lajminpër nisjen e javës së vaksinimit të hapur Manastirliu e bëri me dije pak ditë më parë, ndërsa do të zgjasë deri më 25 korrik, pra deri ditën e diel. “Pas mbërritjes së 340,000 dozave të vaksinave, kemi vendosur të kthejmë sërish ditët e hapura të vaksinimit, sipas planit të vaksinimit dhe rekomandimeve të ekspertëve të shëndetit publik. Do të jenë datat, nga dita e hënë e javës që hyjmë, deri në datë 25 korrik. Do të jetë java e parë e hapur e vaksinimit për të gjithë qytetarët +18 vjeç, në të gjitha qendrat shëndetësore, në pikat e vaksinimit masiv, duke shkuar edhe derë më derë. Do të jemi në komunitet për të realizuar këtë vaksinim të popullatës +18 vjeç në këtë javë të vaksinimit”, tha Manastirliu disa ditë më parë.
Në vendin tonë kanë mbërritur deri tani 1,578,790 doza vaksine ndaj COVID19 dhe në total janë kryer 1,052,108 doza, prej tyre 455,131 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-COVID.
/Priza.al/