COVID-19/ Rakacolli: Zgjatet orari i muzikës deri në orën 23:00!

Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më parë, shtyhet kufizimi i orarit të muzikës në lokale dhe restorante nga ora 22:00 deri në orën 23:00.

Ky është vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve këtë të hënë. Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli u shpreh se treguesit epidemiologjik e përfshijnë Shqipërinë në zonën e parë me rrezikshmëri të ulët.

“Indikatorët e prezantuar tregojnë që kemi një situatë të qëndrueshme pavarësisjht lirimit të masave. Është shumë e rëndësishme që personat që janë të infektuar dhe kanë nevojë për përkujdes spitalor, janë mbi moshën 65 vjeç, duhen vaksinuar. Mosvaksinimi është arsyeja kryesore që këta kanë nevojë për tu shtruar në spital. Komiteti i ekspertëve duke u bazuar në vijimësinë e vaksinimit dhe rasteve të reja, propozon zgjatjen e lejuar të muzikës nga ora 22:00 deri në orën 23:00 ndërsa masat e tjera do të qëndrojnë në fuqi. Të nderuar qytetar, që të ruajmë të njëjtën situatë duhet të vazhdojmë të zbatojmë me regorozitet masat kufizuese dhe duhet të marrim pjesë në procesin e vaksinimit. Të vijnë të gjithë ata që ftohen sipas fashave të vaksinimit” – tha Rakacolli.

Rakacolli shprehet se pas analizave të faktorëve epidemiologjik, situate është e qëndrueshme pavarësisht lehtësimit të masave dhe fillimit të sezonit turistik.

“Në vijimësi të vlerësimit të situatës epidemiologjike, komiteti teknik në mbledhjen e sotme, analizoi elementët monitorues në sezonin turistik. Siç është vënë re dhe në këtë periudhë të lehtësimit të masave, situate është e qëndrueshme. Qëndron në zonën 1 të rrezikshmërisë” – tha Rakacolli.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *