Meteorologu grek: Qëndroni të vëmendshëm këto 48 orë, do të kemi breshër dhe stuhi

Meterologu grek, Klearchos Marousakis ka lëshuar një paralajmërim të ri për stuhinë “Liqeni i Ftohtë”  lidhur me 48 orët e ardhshme. Sipas mediave greke, ai paralajmëroi se do të ketë shi dhe stuhi që do të shkaktojnë probleme, ndaj dhe duhet vëmendje e shtuar.

“Do të kemi shira dhe stuhi, 48 orët e ardhshme kanë nevojë për vëmendje sepse nuk përjashtohet mund të kemi probleme. Sot dhe nesër janë ditët kritike. Mund të kemi dhe breshër,”-tha ai.

“Liqeni i ftohtë” pritet të zgjasë deri në mesditën e së mërkurës, ndërsa më pas pritet një kthesë me rritjen e zhivës në termometër. Të dhënat e para të parashikimit tregojnë se një valë e re e nxehtësisë po vjen nga e diela e ardhshme dhe temperaturat do të shkojnë mbi 40 gradë Celsius.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *