Meterologu grek, Klearchos Marousakis ka lëshuar një paralajmërim të ri për stuhinë “Liqeni i Ftohtë” lidhur me 48 orët e ardhshme. Sipas mediave greke, ai paralajmëroi se do të ketë shi dhe stuhi që do të shkaktojnë probleme, ndaj dhe duhet vëmendje e shtuar.
“Do të kemi shira dhe stuhi, 48 orët e ardhshme kanë nevojë për vëmendje sepse nuk përjashtohet mund të kemi probleme. Sot dhe nesër janë ditët kritike. Mund të kemi dhe breshër,”-tha ai.
“Liqeni i ftohtë” pritet të zgjasë deri në mesditën e së mërkurës, ndërsa më pas pritet një kthesë me rritjen e zhivës në termometër. Të dhënat e para të parashikimit tregojnë se një valë e re e nxehtësisë po vjen nga e diela e ardhshme dhe temperaturat do të shkojnë mbi 40 gradë Celsius.
/Priza.al/