Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për drejtorin e komanduar të Prokurorisë së Kukësit, Edmond Karriqi.
Prokurori Kariqi u arrestua pak javë më parë në Kavajë, pasi akuzohej për korrupsion, ndaj dhe për të u kërkua masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa ishte vetë prokurori që kërkoi ndryshim mase për arsye shëndetësore.
Edmond Karriqi ushtronte detyrën e tij në Kukës. Ai është prokurori që hetoi çështjen e këngëtares Fjolla Morina që u kap me armë zjarri në pikën kufitare të Morinës. Sot Morina është arrestuar në Kosovë.
/Priza.al/