‘Princesha’ e një bande trafiku që mbante automatik të varur në qafë, është vrarë së fundmi në një shkëmbim zjarri me policinë, ku mbeti i vdekur dhe babai i saj krye-trafikant. Rayane Nazareth Cardozo, 20 vjeçe, u qëllua në kokë së bashku me babanë e saj, në Rio de Janeiro.
Megjithëse vajza njihej ndryshe me emrin e dashur ‘Hello Kitty’ ajo konsiderohej si e dyta në komandë e organizatës së drejtuar nga babai i saj Alessandro Luiz Viera Moura.
Policia tha se Viera Moura kontrollonte trafikun e drogës në rajonin e Salgueiro kurse bija e tij 20-vjeçare drejtonte punët e përditshme të operacioneve.
‘Hello Kitty’ njihej gjithashtu në jetën e natës së Rio dhe reklamonte shpesh stilin e ekzagjeruar të jetesës në rrjetet sociale duke pozuar me armë të ndryshme.
Në një prej imazheve ajo duket shtatzënë, por nuk dihet asgjë për fëmijën e saj. Policia kishte kryer dhe dy vjet më parë një operacion të tillë kundër bandës, por Cardozo da Silveira dhe të tjerët kishin arritur të shpëtonin.