FOTO/ E trishtë! Përmbytjet në Gjermani, humb jetën e reja shqiptarja

Një vajzë me prejardhje nga Kosova ka vdekur si pasojë e vërshimeve që ndodhën ditëve të fundit në Gjermani. Bëhet fjalë për Vanesa Koxha, ndërsa lajmi i trishtë për ndarjen e saj nga jeta është bërë me dije nga të afërmit e saj në rrjetet sociale.

Më pikëllim të thellë ju njoftojmë se vajza jonë ndërroi jetë në vërshimin tragjik në Gjermani. Varrimi do të bëhet këtu,”-shkruan i afërmi i saj.

Deri tani numri i viktimave në Europë, të shkaktuara nga moti i keq dhe përmbytjet, ka shkuar në më shumë se 200 viktima. Mes tyre një çift nga Kosova, ndërsa mijëra persona të tjerë janë shpallur të zhdukur. Nga stuhia që ka përfshirë Europën, Gjermania, Belgjika, Luksemburgu dhe Holanda janë më të goditurat.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *