Mëngjesin e kësaj të marte Greqia është zgjuar me lëkundje tërmeti.
Mediat vendase bëjnë me dije se një tërmet me madhësi 4.1 ballë i shkallës rihter me epiqendër në Tebë është ndjerë dhe në Atikë.
Sipas Institutit Gjeodinamik, ky është një tërmet me madhësi 4.1 në rajonin e Tebës. Tërmeti kishte një thellësi fokale prej 5 km dhe epiqendra e tij ndodhet 2 km në juglindje të Tebës.
/Priza.al/