Reshjet e shiut do të jenë prezente për pak orë në territorin e Shqipërisë. Sipas MeteoAlb vendi ynë vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herë pas herëshme, ku më të shpeshta vranësirat mbeten në zonat veriore dhe lindore atu ku gjatë mesditës nuk do të mungojnë reshjet e pakta të shiut.
Orët e vona të pasdites sjellin mbizotërim të kthjellimeve. Temperaturat e ajrit rriten në vlerat minimale por edhe në vlerat maksimale ku mëngjesi shënon 14°C ndërsa termometri gjatë mesditës ngjitet në 33°C.
Era do fryjë mesatare por herë pas here forcohet me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Verior-Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.