Dy të moshuar janë gjetur të vetëvarur sot në banesat e tyre në Belsh dhe Librazhd. Policia ka njoftuar se një 73-vjeçar nga fshati Qukës Shkumbin është gjetur i vetëvarur në banesën e tij nga djali.
Ndër të tjera mësohet se i moshuari vuante nga sëmundja e epilepsisë.
Gjithashtu një tjetër i moshuar, i cili jetonte i vetëm është gjetur i vetëvarur në banesën e tij në fshatin Rrenas, Belsh.
“Më datë 20.07.2021, rreth orës 05:50, është gjendur nga djali i tij i vetëvarur në banesën pa shenja dhune shtetesi H.K., 73 vjeç, banues në fshatin Qukës Shkumbin, i cili vuante nga sëmundja e epilepsisë.
Më datë 20.07.2021, rreth orës 06:50, është gjendur i vetëvarur pranë banesës së tij pa shenja dhune shtetesi P.Q., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Rrenas, Belsh , i cili jetonte i vetëm.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.