Tre raketa ranë mëngjesin e sotëm në Afganistan teksa besimtarët myslimanë po falnin Bajramin. Raketat ranë pasi filloi falja e namazit të bajramit në orët e para të mëngjesit të sotëm, pranë Pallatit Presidencial, ku i pranishëm ishte Presidenti Ashraf Ghani, së bashku me politikanë dhe zyrtarë të tjerë.
Edhe pse shpërthimi ndodhi shumë pranë vendit ku po mbahej ceremonia, pjesëmarrësit nuk e ndërprenë namazin.
/Burimi BBC/ përshtati në shqip Priza.al/