Një kodër pranë plazhit në Gjirin e Hartës është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.
Mësohet se zjarri po vijon prej disa minutash dhe janë djegur disa hapësira me pemë dhe shkurre.
Tymi është vërejtur nga turistët edhe në plazhin e Gjirit të Hartës, edhe në plazhin ‘Pulëbardhat’.
Zjarrfikëset janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të shuar flakët.
/Priza.al/