Dashuria sekrete e Enver Hoxhës që mund ta kishte bërë princ! Gruaja misterioze ishte…

Enver Hoxha kishte një të fshehtë shumë të madhe, që gjithmonë ka jetuar me frikën që po zbulohet, dhe ajo ishte lidhja me motrën e Mbretit Zog, Princeshën Mexhide

Hoxha arriti ta joshte atë dhe ajo u bë e dashura e tij. Mësohet se në kohën që Hoxha ishte mësues në Liceun e Korçës, mes tyre pati një letërkëmbim të dendur. Edhe mbreti Zog ishte dakord që motra e tij të martohej me Enver Hoxhën. Kishte gjasa të mëdha që martesa midis tyre të shpallej pranverën e vitit 1939, por kjo gjë nuk ndodhi për shkak të konfliktit të Shqipërisë me Italinë në atë periudhë.

Në kohën që mbreti Zog me familjen e tij u larguan nga vendi drejt Greqisë duke kaluar nga Korça, princesha Mexhide i kërkoi Hoxhës që të vinte me të në mërgim. Ajo i premtoi atij se ata do të ktheheshin shumë shpejt në Shqipëri dhe Hoxha pranoi.

Të dhënat tregojnë se ish-diktatori shkoi me familjen mbretërore deri në kufirin greko-turk, por kur ai pa se ata nuk po shkonin në Selanik  ku do t’ i merrte një anije britanike që do t’ i çonte në Londër, siç ishte thënë kur u nisën, por po shkonin në Stamboll, u kthye

Hoxha e kishte kuptuar se fuqitë e mëdha e kishin brak.tisur mbretin Zog, kështu ai u kthye në Shqipëri duke marrë me vete disa para që ia mori motrës së mbretit.

Thuhet se Enver Hoxha dhe Princesha Maxhide nuk u takuam më kurrë, por frika se mos letrat që ai i kishte dërguar asaj do të zbuloheshin, e torturoi deri ditën që ajo vdiq. Ndërsa vitet e fundit të jetës, Hoxha madje urdhëronte që të dërgoheshin lule tek varri i Mexhidesë.

Të gjithë mendonin se bëhej fjalë për ndonjë kushërirë të tijën nga Gjirokastra.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *