Policia kontroll në portin e Durrësit, dyshohet se mund të jetë nxjerrë kokainë nga një konteiner

Policia e Durrësit është duke kontrolluar pjesën frigoriferike të një konteineri në portin e Durrësit pasi dyshohet se mund të jetë nxjerrë lëndë narkotike kokainë. Sipas informacioneve, sinjalizimet për këtë ndërhyrje, janë bërë nga kompania mbikëqyrëse në Port.

Aktualisht janë kryer disa veprime në terren, por hetuesit janë ende të paqartë nëse ndërhyrja ka qenë për të marrë sasi të lëndës narkotike.

Konteineri është i të njëjtës kompani që në datën 15 korrik u gjet një sasi prej 12 kilogramësh kokainë e vendosur në pjesën frigoriferike. Në të njëjtin vend të konteinerit ishte fshehur edhe sasia e 137 kilogramëve e kapur në 2019-ën, që u tërhoq nga disa persona të tjerë në port, para se kontenieri të dilte.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *